Operacion i madh në Tiranë, arrestohen 9 policë

Një operacion i gjerë është duke u zhvilluar sot në Tiranë për arrestimin e 9 policëve me urdhër të Prokurorisë së Tiranës, ndërsa me vendim të Gjykatës së Tiranës një shef Komisariati ka marrë masën e sigurisë pezullim nga detyra. Burime nga mediat shqiptare bëjnë me dije se hetimi po kryhej për një dosje tjetër, e cila është veçuar dhe policët në disa Komisariate sipas hetimit të prokurorisë së Tiranës dhe SHÇBA-së nën varësinë e Ministrisë së Brendshme. Ata shfaqen në telefon duke bërë pazare për mbylljen e lokaleve gjatë masave anti-covid.

Hetimi sipas burimeve kishin nisur për trafikun e sirianëve dhe sigurimin e kalimit të tyre nga Greqia për në Shqipëri e mandej në BE. Gjatë këtij hetimi ranë në përgjime efektivët e policisë në Tiranë dhe në Korçë që flasin për çështje të tjera.

Në hetim së bashku me Prokurorinë e Tiranës është edhe SHÇBA, e cila dy vjet më parë ka ngritur task forca për hetimin e policëve sipas një marrëveshjeje të firmosur.

LEXO EDHE:

Back to top button