Rregullatori më i lartë amerikan i privatësisë së të dhënave ka akuzuar Meta-n, këto janë arsyet

Rregullatori më i lartë amerikan i privatësisë së të dhënave ka akuzuar Meta-n, këto janë arsyet

Rregullatori më i lartë amerikan i privatësisë së të dhënave ka akuzuar Meta-n, kompania që zotëron Facebook-un dhe Instagram-in, se nuk ka vendosur kontrollin e duhur prindëror. Komisioni Federal i Tregtisë (FTC) tha gjithashtu se Meta-s duhet t’i ndalohet të të fitojë para nga të dhënat e fëmijëve.

“Pakujdesia e kompanisë ka vënë në rrezik përdoruesit e rinj dhe Facebook duhet të përgjigjet për dështimet e tij”, thuhej në deklaratën e rregullatorit amerikan. Meta në anën tjetër, iu kundërpërgjigj duke e quajtur lëvizjen e rregullatorit një “vendim politik” dhe duke e akuzuar atë për tejkalim të autoritetit.

FTC tha se një hetim i pavarur kishte gjetur “disa boshllëqe dhe dobësi në programin e privatësisë së Facebook” që paraqiste “rreziqe të konsiderueshme për publikun”. Përdoruesit e moshës nën 13 vjeç u zbulua se mund të përfshiheshin në biseda me kontakte të pa verifikuara nga prindërit.

Rregullatori tha gjithashtu se Meta vazhdoi t’u jepte aplikacioneve të palëve të treta qasje në informacionin privat pasi premtoi se do të ndërpresë qasjen nëse përdoruesit nuk do t’i përdorin aplikacionet në 90 ditët e mëparshme.

FTC ka propozuar një sërë veprimesh, duke përfshirë:

-Një ndalim i plotë ndaj monetarizimit të të dhënave të fëmijëve dhe adoleshentëve nën 18 vjeç;

-Një pauzë në lançimin e produkteve të reja derisa të konstatohej se ato ishin në përputhje të plotë me rregullat e privatësisë;

-Kufizimet në përdorimet e ardhshme të teknologjisë së njohjes së fytyrës. Meta do t’i kërkohet të zbulojë dhe të marrë pëlqimin afirmativ të përdoruesve për çdo përdorim të ardhshëm të teknologjisë së njohjes së fytyrës.

LEXO EDHE:

Back to top button