Rreth 120 mijë ukrainas braktisin vendlindjen
Gazetar: Vjollca Aliti
Pothuajse 120,000 njerëz deri më tani janë larguar nga Ukraina në Poloni e Moldavi dhe vende të tjera fqinje pas pushtimit rus, sipas agjencisë e OKB-së për refugjatët. Polonia ka hapur kufirin për ukrainasit, edhe për ata pa dokumente zyrtare. Në vendkalimin kufitar Medyka, kolona e automjeteve që prisnin të hynin në Poloni shtrihej 15 kilometra në Ukrainë, shkruan Alsat.
“Situata në anën ukrainase të kufirit ishte shumë e keqe. Njerëzit po ziheshin me njëri-tjetrin për të kaluar. Gjatë gjithë kohës lidhja me internetin është shumë e dobët, nuk mund të telefononim kështu që thjesht dërgonim mesazhe me tekst”, tha në refugjate
“Kemi ecur për 25 km në këmbë. Më në fund arritëm”, tha një refugjat
“Prindërit tanë janë ende në Lviv, kështu që ne po mendojmë për ta dhe po shqetësohemi. Dhe gjithashtu për miqtë tanë. Por ne shpresojmë për më të mirën dhe po japim një luftë të mirë, ndaj besojmë se Ukraina do të fitoj”, refugjate
Ndërkohë edhe shumë shtete të Evropës kanë thënë se po përgatiten për të pranuar refugjatë nga Ukraina. Agjencia e OKB-së për refugjatët, UNHCR, ka thënë se deri në 4 milionë njerëz mund të ikin në vende të tjera nëse situata përshkallëzohet. /Alsat.mk








