Rreth 2 mijë viktima në SHBA në 24 orët e fundit dhe 130 759 raste të reja

130 759 raste të reja të koronavirusit dhe 1 881 vdekje janë regjistruar në Shtetet e Bashkuara në 24 orët e fundit, sipas të dhënave të siguruara nga Universiteti Johns Hopkins. Numri total i infektimeve ka arritur në 26,317,623 raste të konfirmuara dhe 443,355 vdekje që nga fillimi i pandemisë.

Për më tepër, 49,936,450 doza të vaksinës janë shpërndarë në vend dhe 32 222402 janë administruar.

Ndërkohë Brazili ka regjistruar 595 viktima nga Covid-19 dhe 24 591 infeksione në 24 orët e fundit, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë.

Që nga fillimi i pandemisë, numri i viktimave është rritur në 225,099 krahasuar me 9,229,322 raste.

LEXO EDHE:

Back to top button