Rreth dy mijë banorë mbesin pa internet, minjtë dëmtojnë kabllon e qytetit në Britani

Rreth dy mijë njerëz kanë mbetur pa WiFi pasi minjtë thuhet se hëngrën kabllot e internetit gjatë fundjavës.

Inxhinierë nga Openreach u dërguan për të zgjidhur problemin në Torridge të Britanisë por nuk treguan se kur do të riparohet. Sipas firmës, e cila operon rrjetin digjital në zonë, brejtësit ishin fajtorë për ndërprerjen.

Rreth 1,800 banorë në të gjithë Torridge thuhet se kanë mbetur pa qasje në internet.

Një zëdhënës tha: “Rrjeti ynë telefonik dhe brezi i gjerë brenda dhe rreth zonave të këmbimit Bideford, Clovelly, Hartland dhe Horns Cross është dëmtuar nga brejtësit. Ndërprerja aktualisht po prek rreth 1,800 klientë”.

Shtëpitë e prekura nga ndërprerja janë konfirmuar në Bideford, Clovelly, Hartland, Horns Cross, Parkham, Woolfardisworthy dhe Buckland Brewer, raportoi Devon Live.

LEXO EDHE:

Back to top button