Rrëzimi i “balonave misterioze”, SHBA: Mund të jenë përdorur për qëllime tregtare ose shkencore

Rrëzimi i “balonave misterioze”, SHBA: Mund të jenë përdorur për qëllime tregtare ose shkencore

Shtetet e Bashkuara aktualisht nuk kanë “asnjë provë” se tre objektet fluturuese të rrëzuara së fundmi në Amerikën e Veriut ishin me origjinë kineze ose po përdoreshin për qëllime spiunazhi, tha një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë.

Të tre “objektet” mund të kenë qenë ” balona komerciale, shkencore, ose paqësore”, tha John Kirby, zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, por sqaroi se ato duhet të analizohen së pari për t’u përgjigjur me siguri.

Kirby nuk e kishte fjalën për balonën e parë të rrëzuar më 4 shkurt në Oqeanin Atlantik, për të cilin Uashingtoni këmbëngul se ishte përdorur nga Kina për qëllime spiunazhi.

Zëdhënësi vuri në dukje se askush nuk i ka marrë ende tre objektet dhe për shkak të kushteve të këqija atmosferike është e vështirë të gjenden dhe të rikuperohen rrënojat e tyre.

Nga Brukseli ku ndodhet për samitin e NATO-s, gjenerali amerikan Mark Milley konfirmoi se e para nga dy raketat e lëshuara të dielën nga një avion F-16 kundër njërit prej atyre objekteve mbi liqenin Huron humbi dhe ra në ujë.

“Ne jemi duke e kërkuar atë deri sa ta gjejmë,” u tha ai gazetarëve.

Reuters raportoi të hënën se njëra nga raketat kishte shpërthyer gabimisht.

LEXO EDHE:

Back to top button