Rriten edhe në Shqipëri rastet e reja me COVID, 47 në 24 orët e fundit
Rastet e reja me COVID edhe në Shqipëri njohin vetëm rritje. Në 24 orët e fundit në vend janë konfirmuar pozitivë 47 persona nga 3025 testime të kryera në total.
Aktualisht janë 355 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 18 pacientë.
Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv. Janë shëruar 13 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,187 që nga fillimi i epidemisë.








