Rritet numri i foshnjave që lindin para kohe
Rritet numri i foshnjave që lindin para kohe
Gazetar: Linda Ebibi
Rritet numri i foshnjave që lindin para kohe. Për dallim nga viti i kaluar kur kishte 604 lindje të parakohshme, këtë vit ky numër është rritur në 681. Ndër shkaqet që çojnë në lindje të parakohshme, janë ajri i ndotur dhe mosha mbi 35 vjeçare e nënave.
“Ndotja e ajrit është një nga faktorët e rrezikut që gjatë shtatzënisë mund të ndikojë për lindje të parakohshme. Sa më shumë të dhëna nga literatura flasin se definitivisht ka ndikim ajri i ndotur që të vijë deri tek lindjet e parakohshme që këta pacient më pas do të jenë nën kujdesin intensiv”, tha Irena Aleksioska, drejtoresh ë Gjinekologjisë dhe Akusherisë.
Pediatrja Elizabeta Petkovska thotë se foshnjat që lindin para kohe kanë një ndjeshmëri të lartë të mushkërive, ndërsa ndotja e ajrit paraqet rrezik shtesë për zhvillimin dhe rritjen normale të tyre.
“Foshnjat janë në një kategori e ndjeshme kur janë të vendosura në ventilim invaziv dhe joinvaziv, për shkak se sado që të jetë i gatshme makineria që t’i mbrojë mushkëritë foshnjave, përsëri në raste të caktuara mund të vij deri tek një dëmtim i caktuar, siç e përmenda bronko-pnoumeninë dhe më pas foshnjat janë vizitorë të shpeshtë në ambulanca, për shkak të ndjeshmërisë së rrugëve të frymëmarrjes. Dhe nëse ndikon edhe ajri i ndotur, ai është edhe një rrezik shtesë që rëndon në zhvillimin dhe rritjen normale”, tha Elizabeta Petkovska, pediatre.
Gjithashtu sëmundja e preklamasisë, që ka të bëjë me tensionin e lartë të gjakut, ënjtje dhe prani të proteinës në urinë, ka shënuar rritje për 25 për qind në dy dekadat e fundit dhe është një rrezik tjetër për lindje të parakohshme. Të dhënat u zbuluan në shënimin e ditës botërore të foshnjave të lindura para kohe./Alsat.mk