Rrjetet sociale, klubi katalanas e kthen në festë disfatën e Realit

Skuadra e Barcelonës ka reaguar në rrjetet e saj sociale për humbjen 3-2 të Real Madridit ndaj Rajo Valejkanos. Rezultati në Valejkas konfirmon skuadrën e Çavi Hernández si liderin e vetëm të La Liga-s me 34 pikë në 13 ndeshje, me 2 pikë më shumë se “Los Blancos”, të cilët kanë grumbulluar 32 pikë në 13 ndeshje.

Gjëja e parë që bëri klubi katalanas ishte postimi në “Tuitter” i një imazhi të Mak Andre ter Stegen duke theksuar numrin 1 në tekst. Gjëja e dytë ishte postimi në “Tuitter” i një fotoje nga afër të Robert Levandovski duke buzëqeshur, shoqëruar me një “emoji” buzëqeshjeje në vend të tekstit.

Me dy zemra të Barçës, klubi blaugrana ndau me më shumë se 20.4 milionë ndjekësit e vet në “Tuitter” klasifikimin e La Liga-s, në të cilin duket parakalimi i Real Madridit në krye.

Në postimin e katërt, Barcelona publikoi një foto të Çavi Hernández dhe dy “emoji” lumturie në përpjekje për të shprehur në mënyrë vizuale gjendjen shpirtërore që jeton “Can Barça” pas lidershipit të La Liga-s.

 

LEXO EDHE:

Back to top button