Rruga që zhduket nën det dy herë në ditë

Rruga që zhduket nën det dy herë në ditë

Për shumë njerëz, kjo tingëllon si një përrallë.

Por për disa që jetojnë në bregdetin verilindor të Anglisë – kjo nuk është një përrallë, por e vetmja rrugë që lidh me ‘Ishullin e Shenjtë’.

Shtegu i Lindisfarne përpihet nga deti i veriut dy herë në ditë dhe në pjesë të caktuara të ditës – mund të mos jeni në gjendje të dalloni se ku ndodhet.

Sigurisht që është magjike – por është shumë e rrezikshme.

“Lindisfarne Causeway është ndryshe nga çdo rrugë tjetër në Mbretërinë e Bashkuar. Nëse planifikoni të ngisni atë, gjithmonë kontrolloni më parë orarin zyrtar të zbaticës – mos u mbështetni te navigatorët satelitorë. Deti hyn shpejt dhe sapo uji fillon të mbulojë rrugën, është tashmë tepër vonë”, thanë ekspertët.

Meqenëse Ishulli i Shenjtë ka kaq shumë histori dhe bukuri – shumë njerëz vrapojnë drejt mundësisë për ta vizituar dhe ajo rrugë është e vetmja mënyrë.

 

LEXO EDHE:

Back to top button