Rrugët dhe hekurudhat, premtime të vjetra nga ministri i ri

Ministri i ri i Transportit Blagoj Boçvarski përsëriti pothuajse të gjitha premtimet nga paraardhësi i tij, për të cilat në tre vitet e fundit nuk kemi parë progres të konsiderueshëm, dhe ato i referohen ndërtimit të rrugëve dhe hekurudhave. Autostrada Kërçovë – Ohër mbetet prioritet edhe për Boçvarskin, por pa përmendur një afat kur do të përfundojë autostrada që është në ndërtim e sipër tani 6 vjet. Ndërtimi i rrugës Shkup-Bllacë, e cila as nuk ka filluar të ndërtohet për shkak të një problemi me pronësinë e tokës, mbetet po ashtu një prioritet. Boçvarski konfirmon se nuk është bërë shumë në këtë drejtim.

Ne duhet të krijojmë një sistem, që do të futet në planin afatmesëm të një niveli më të lartë të shpronësimit, të kemi projekte të mira, diçka ndaj së cilës Bashkimi Evropian shpesh reagon, sepse ne sigurojmë shumicën e fondeve nga atje. Ne kemi një nivel të ulët të rrugës së shpronësuar në atë pjesë, por kontraktuesit i rrjedhin afatet për realizim dhe ai tashmë duhet të fillojë punën. Sipas ligjit, ai mund të fillojë të punojë”-tha Blagoj Boçvarski, ministër i Transportit dhe Lidhjeve.

Boçhvarski gjithashtu premton ndërtimin e hekurudhës Kumanovë-Beljakovce, e cila është një degë e hekurudhës për në Bullgari. Ndërtimi i këtij seksioni filloi shtatë vjet më parë, por këtë vit u tërhoq kompania gjermane “Vibe”, e cila punonte edhe në hekurudhë. Që atëherë, punët janë ndërprerë plotësisht dhe sipas njoftimeve të Boçvarskit, ky seksion nuk do të punohet deri vitin e ardhshëm dhe paratë do të rialokohen. Për shkak të pezullimit të ndërtimit të hekurudhës Kumanovë – Beljakovce, Boçvarski pretendon se realizimi i investimeve kapitale është zvogëluar, të cilat në tetë muajt e parë të këtij viti janë vetëm 31.2 përqind. Boçvarski, i cili në konferencën për shtyp foli në lidhje me detyrat që ai mori nga Zaev, gjithashtu vuri në dukje problemin, që OJQ-të e theksonin vazhdimisht – numrin e vogël të inspektorëve të cilët nuk mund të përballen me numrin e madh të ndërtesave të paligjshme.  Në lidhje me këtë çështje, ai tha se nënshkroi një Rregullore për përfshirjen e qytetarëve në miratimin e Planeve të Detajuara Urbanistike.

Andrea Çobanova

LEXO EDHE:

Back to top button