Rrugët Shtetërore: Po analizohet model i ri pagesash në korridorin 8 sipas sistemit të Serbisë

Drejtori i Ndërmarrjes “Rrugët Shtetërore”, Koce Trajanovski, tha se është duke u analizuar ndryshimi i modelit të pagesës në pikëpagesat rrugore përgjatë korridorit 8, nga Tetova deri në Ohër. Mënyra e pagesës do të jetë sistem i mbyllur sipas modelit të Serbisë. Kuponi do të mund të merret në pikëpagesën e parë në Tetovë ndërsa do të paguhet varësisht ku do të shkyçet automjeti nga autostrada. Ky sistem nuk do të ndryshojë çmimin e pagesave rrugore.

“Ideja është të ketë për shembull në Tetovë kur të hyni në sistemin e mbyllur dhe nëse shkoni për në Ohër, të paguani në dalje në Ohër, pra në pikëpagesën e fundit që gjendet në Ohër. Në të gjitha daljet në mes kësaj hapësire, pra Gostivar, Kërçovë e të tjera, gjithashtu do të ketë pagesa rrugore, pra do të ketë pajisje për pagesë. Nuk do të ketë ndryshim të çmimit. Ju e dini se ne kemi çmimet më të ulëta të pagesave rrugore në rajon,” deklaroi Koce Trajanovski – Drejtor i NP “Rrugë Shtetërore”.

LEXO EDHE:

Back to top button