Runi: Mançester Siti nuk mund të fitoj Real Madridin…

Ish-sulmuesi i Man. Junajtedit, Uejn Runi ka bërë një deklaratë në lidhje me përballjen në Ligën e Kampionëve mes Real Madridin dhe Man. Sitin.  Ish-ylli anglez thotë se Siti, jo vetëm do ta mposhtë Madridin, por do ta shkatërrojë.

“Man. Siti nuk do ta mund Real Madridin, ata do ta shkatërrojnë atë”, citohet të ketë thënë Runi për ‘The Times’.

Ai foli gjithashtu se si Real Madridi nuk mund të fshihet kurrë për shkak të përvojës dhe historisë së tyre, por ai ende beson se City do t’i kalojë ata.

 

“Kurrë nuk mund të shlyeni një kolektiv me përvojën dhe historinë e Madridit, por unë nuk do të vendosja para për ta. Besoj se ky është viti i Sitit,” tha mes tjerash Runi.

 

Duke folur për sulmuesin në formë të ‘Qytetarëve” Erling Haaland, Runi beson se ‘Los Blancos’ nuk kanë askënd në gjendje ta ndalojë sulmuesin norvegjez.

 

“Si e ndal Madridi Haalandin?

Epo, te Antonio Rudiger ata kanë një konkurrent të madh që, si mbrojtës, i pëlqen betejat një me një. Megjithatë, nuk mendoj se mbrojtësi i Gjermanisë mund ta përballojë Haaland-in”, tha mes tjerash Runi.

Ndeshja e parë gjysmëfinale në mes Realit dhe Sitit zhvillohet më 9 maj, në orën 21:00.

LEXO EDHE:

Back to top button