Rusët publikojnë videon e përgatitjeve për sulmin mbi urën, ukrainasit thonë: ‘Kjo është marrëzi’

Shërbimi Federal i Sigurisë i Rusisë (FSB) ka akuzuar Drejtorinë kryesore të Inteligjencës të Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës se qëndron pas shpërthimit të urës së Krimesë.

Siç thuhet në njoftim, në lidhje me sulmin janë arrestuar pesë shtetas të Rusisë, tre shtetas të Ukrainës dhe Armenisë. FSB publikoi fotot e të dyshuarve për sulmin.

Dhe janë publikuar edhe video që kinse tregojnë se si po përgatitet sulmi.

FSB njoftoi se, së bashku me Komitetin Hetimor të Federatës Ruse, u konstatua se departamenti kryesor i inteligjencës së Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës, kreu i saj Kirill Budanov, punonjës dhe agjentë ishin organizatorët e sulmit terrorist në urën në Krimea.

Siç thanë ata, mjeti shpërthyes ishte kamufluar në rrotulla filmi polietileni në 22 paleta me peshë totale mbi 22 tonë dhe në fillim të gushtit nga porti i Odesës u dërgua në qytetin bullgar Ruse. Në transportin e mallrave morën pjesë shtetas të Ukrainës, Gjeorgjisë dhe një shtetas i Armenisë. Janë arrestuar pesë shtetas të Rusisë, tre shtetas të Ukrainës dhe Armenisë, të cilët kanë marrë pjesë në përgatitjen e krimit.

FSB pretendon se eksplozivët që shkaktuan shembjen e një pjese të urës u dërguan nga Odessa përmes Bullgarisë, Gjeorgjisë dhe Armenisë.

Ka ardhur një reagim nga Ukraina: “Pa kuptim”

Një zyrtar i lartë ukrainas e ka hedhur poshtë si “të pakuptimtë” hetimin rus për shpërthimin e fundjavës së kaluar, i cili dëmtoi rëndë një urë që lidh kontinentin rus me gadishullin e Krimesë.

“I gjithë aktiviteti i FSB-së dhe Komitetit Hetues është i pakuptimtë,” tha zëdhënësi i Ministrit të Brendshëm Andriy Yusov kur u pyet në lidhje me akuzat e Moskës për shpërthimin e urës së Krimesë. Yusov e përshkroi FSB-në dhe Komitetin Hetues si “struktura të rreme që i shërbejnë regjimit të Putinit, kështu që ata definitivisht nuk do të komentojnë mbi deklaratat e tyre të ardhshme”.

 

LEXO EDHE:

Back to top button