Rusi, 10 000 ushtarë fillojnë stërvitjen pranë kufirit ukrainas

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka njoftuar se në afërsi të kufirit të Ukrainës ka filluar një stërvitje ushtarake me pjesëmarrjen e mbi 10 000 ushtarëve.

Në një deklaratë nga Zona Ushtarake Jugore, e lidhur me Ministrinë ruse të Mbrojtjes, thuhet se ”në stërvitjen që po zhvillohet në disa qendra stërvitore në jug të vendit, krahas armëve të motorizuara marrin pjesë edhe njësitë ushtarake nga flota në Detin e Zi dhe Kaspik”.

“Me pjesëmarrjen e mbi 10 mijë ushtarëve do të kryhen stërvitje në rajonet Volgograd, Astrahan, Stavropol, Rostov dhe Krasnodar. Grupet taktike do të specializohen në metoda të reja të operacioneve taktike si një pjesë e sistemeve të ndryshme të zbulimit dhe sulmit, duke përfshirë kundërvënien ndaj baterive të artilerisë ushtarake, aviacionin dhe për snajperizimin”, thuhet në deklaratë.

Dje në Bruksel u mbajt një takim për shkak të tensionit mes Rusisë dhe NATO-s për  çështjen ukrainase.

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Rusisë, Aleksandr Grushko, në një deklaratë pas takimit u shpreh se ”presim që NATO të japë një përgjigje përfundimtare ndaj propozimeve të Rusisë lidhur me sigurinë”.

LEXO EDHE:

Back to top button