Rusi/ Qindra të arrestuar në protesta

Rusi/ Qindra të arrestuar në protesta

Qindra njerëz janë arrestuar nga autoritetet ndërsa protestat kundër “mobilizimit të pjesshëm” të ri të Rusisë vazhdojnë në të gjithë vendin, ka thënë një grup i pavarur për të drejtat e njeriut.

724 persona u arrestuan në 32 qytete të ndryshme. Demonstrata të gjera kanë shpërthyer që kur Presidenti rus Vladimir Putin njoftoi planet për të tërhequr 300,000 burra për të luftuar në Ukrainë. Vendimi i Putinit për të rekrutuar civilë në ushtri ka shkaktuar protesta në shkallë të gjerë në zonat urbane, me më shumë se 1,000 njerëz të arrestuar në demonstratat në fillim të kësaj jave.

Disa nga të arrestuarit u urdhëruan të raportonin në qendrat e rekrutimit ndërsa mbaheshin nga zyrtarët e sigurisë. Ndërkohë Putin nënshkroi dekrete të reja që vendosin dënime deri në 10 vjet burg për çdo ushtar që kapet duke u dorëzuar, duke tentuar të braktisë ushtrinë ose të refuzojë të luftojë./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button