Rusia do të evakuojë civilët nga Khersoni derisa Ukraina avancon trupat

Rusia do të evakuojë civilët nga Khersoni derisa Ukraina avancon trupat

Udhëheqësi i instaluar nga Rusia në rajonin jugor Kherson të Ukrainës, Vladimir Saldo, iu ka bërë thirrje civilëve të evakuohen, duke përmendur sulmet e përditshme me raketa nga forcat ukrainase të cilat janë duke avancuar.

Ai iu kërkoi atyre të “shpëtojnë veten” duke shkuar në Rusi për “studim” dhe kërkoi ndihmën e Moskës.

Thirrja u bë më vonë nga zëvendëskryeministri rus, Marat Khusnullin, në një mesazh në televizionin shtetëror.

Ukraina mohon akuzat se po vë në cak civilët e saj.

Trupat e saj kohët e fundit kanë rimarrë disa zona të Khersonit veriperëndimor, duke u afruar në kryeqytetin rajonal.

“Qeveria mori vendimin për të organizuar ndihmë për largimin e banorëve të rajonit [Kherson] në rajone të tjera të vendit”, tha Khusnullin i cili ka përgjegjësi të veçantë për Rusinë jugore dhe Krimenë.

“Ne do t’u ofrojmë të gjithëve strehim falas dhe gjithçka të nevojshme”.

Ndër armatimet e tjera, Kievi ka përdorur sistemet e raketave Himars të furnizuara nga SHBA me efekt të madh, duke synuar objektivat kryesore ushtarake të mbajtura nga Rusia dhe duke kërcënuar se do të ndërpresë pjesën më të madhe të forcave pushtuese në bregun perëndimor të lumit Dnieper (i njohur si Dnipro në Ukrainë ).

Kherson është i vetmi kryeqytet rajonal i pushtuar nga forcat ruse që nga fillimi i pushtimit të Moskës më 24 shkurt.

LEXO EDHE:

Back to top button