Rusia do të vendos punkte për mobilizim në pikëkalime kufitare

Rusia do të vendos punkte për mobilizim në pikëkalime kufitare

Autoritetet ruse kanë njoftuar se do të vendosin pika kontrolli në disa pikëkalime kufitare, me qëllim që dhunshëm të mobilizojë burrat rusë që po tentojnë t’i ikin mobilizimit të dhunshëm duke u largua nga vendi.

Ministri i Brendshëm i Rusisë për Osetinë e Veriut, Alania Andrey Sergejev, ka thënë në Telegram se “kolonat e veturave civile që lëvizin në drejtim të Gjeorgjisë po rritet dukshëm”, dhe se do të vendosin punkte për mobilizim.

E Instituti për Studime të Luftës (ISW) ka njoftuar se pamjet që janë shfaqur nëpër rrjetet sociale, tregojnë mjetet ushtarake të rusëve duke lëvizur në drejtim të kufirit, me qëllim që të vendosin pika kontrolli për mobilizim.

ISW thekson se ministria ruse e Mbrojtjes, ka njoftuar se zyrtarët rusë kanë kërkuar nga qeveritë e Gjeorgjisë, Kazakistani dhe shteteve tjera, që burrat që kanë ikur nga mobilizimi, të kthehen dhunshëm në Rusi.

Ministri i Brendshëm i Kazakistanit, Marat Akhmetzhanov, ka deklaruar para gazetarëve që Kazakistani do t’i ekstradojë vetëm ata njerëz që kanë kryer krime dhe që janë duke qëndruar ilegalisht në Kazakistan dhe që janë në listat ndërkombëtare të kërkuara, duke mos përmendur fare kërkesën e Rusëve që t’ju kthehen pas burrat që kanë ikur atje.

Instituti për Studimin e Luftës në analizën më të fundit, thekson se zyrtarët rusë po mendojnë për mobilizim të dhunshëm apo rekrutimin e civilëve ukrainas në rajonet e okupuara të Ukrainës, që Rusia mëton t’i aneksojë sikurse Krimenë.

Sipas ISË-së, kreu i rajonit Luhansk të Ukrainës, Sergei Hayday, ka pranuar se zyrtarët rusë kanë filluar që nxënësit e shkollës së mjekësisë në Luhansk t’i evidentojnë me qëllim që të dërgohen dhunshëm në procesin e mobilizimit për të ndihmuar mjekët e ushtrisë ruse.

LEXO EDHE:

Back to top button