Lionel Skaloni rinovon kontratën me Argjentinën

Skaloni do të jetë trajner i Argjentinës edhe pas Kupës së Botës 2022. Drejtuesit e Federatës së Futbollit të Argjentinës (AFA), ka njoftuar për arritjen e marrëveshjes për rinovim kontrate me trajnerin Skaloni. Lionel Skaloni do të jetë pjesë e Argjentinës deri në vitin 2026.

“Jam i lumtur të njoftoj se jemi pajtuar të rinovojmë kontratën e Skalonit deri në Kupën e Botës 2026”, ka thënë presidenti i AFA, Klaudio Tapia.

Skaloni aktualisht ka një skuadër me një formë të shkëlqyer. Argjentina numëron ndeshjen e 35 radhazi pa humbje.

Në sfidën e fundit, Argjentina mundi kombëtaren e Xhamajkës me 3-0, falë dopietës nga Mesi dhe Alvarezit. Ylli argjentinas ishte në lojë vetëm 35 minuta dhe shënoi 2 gola.

LEXO EDHE:

Back to top button