Rusia e NASA po bashkëveprojnë në një mision në hapësirë

Rusia e NASA po bashkëveprojnë në një mision në hapësirë

Rusia e NASA po bashkëveprojnë në një mision në hapësirë. Një ekuipazh i Space X prej tre astronautësh amerikanë dhe një kozmonaut rus ka mbërritur në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës. Ata iu bashkuan një ekuipazhi prej 6 personash aktualisht në stacionin hapësinor. Misioni Kru-8 do të jetë në hapësirë për gjashtë muaj. Hapësira është një nga zonat e pakta ku SHBA dhe Rusia vazhdojnë të bashkëpunojnë ngushtë pavarësisht luftës në Ukrainë. Qëllimi kryesor i këtyre misioneve është eksplorimi i hapësirës. Një prej detyrave përfshin studimin e rritjes së kristaleve të proteinave dhe qelizave staminale, me fokus në gjetjen e kurave për kancerin dhe dobësimin e kockave. Ata gjithashtu do të studiojnë efektet e mikro gravitetit dhe rrezatimit ultravjollcë që është më i përhapur tek bimët. Gjithsej do të jenë rreth 200 eksperimente shkencore që do të kryhen gjatë misionit, i cili është i planifikuar të përfundojë në mes të gushtit, sipas NASA-s./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button