Rusia evakuon qytetin pranë termocentralit të Zaporizhzhias

Rusia evakuon qytetin pranë termocentralit të Zaporizhzhias

Rusia ka ndezur një “panik të çmendur” teksa evakuon një qytet pranë termocentralit të kontestuar bërthamor Zaporizhzhia, thotë një zyrtar ukrainas.

Rusia u ka thënë njerëzve që të largohen nga 18 vendbanime në rajonin e Zaporizhzhias, përfshirë Enerhodarin pranë termocentralit, përpara ofensivës së parashikuar të Kievit, raporton BBC.

Kryetari ukrainas i Melitopolit, Ivan Fedorov, tha se kishte pesë orë pritje pasi mijëra makina kishin mbetur.

Mbikëqyrësi bërthamor i OKB-së paralajmëroi se mund të ndodhë një “aksident i rëndë bërthamor”.

Rafael Grossi – drejtori i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) – tha se situata në termocentralin e Zaporizhzhias po “bëhej gjithnjë e më e paparashikueshme dhe potencialisht e rrezikshme”.

Deklarata e IAEA tha se “ndërsa stafi operativ mbetet në vend” kishte “shqetësim të thellë për kushtet gjithnjë e më të tensionuara, stresuese dhe sfiduese për personelin dhe familjet e tyre”.

Ai tha se ekspertët e IAEA në uzinë “kishin marrë informacion se evakuimi i paralajmëruar i banorëve nga qyteti i afërt i Enerhodar – ku jeton shumica e stafit të uzinës – ka filluar”.

Të premten, kreu rajonal i instaluar nga Rusia, Yevgeny Balitsky tha se “në ditët e fundit, armiku ka shtuar granatimet e vendbanimeve afër vijës së frontit”./klan.tv

LEXO EDHE:

Back to top button