Rusia feston bashkimin me Kimenë

“Ne do t’i realizojmë të gjitha planet tona”, ka thënë presidenti rus Vlladimir Putin në shënimin e bashkimit të Krimesë me Rusinë. Bëhet fjalë për 8 vjetorin e ngjarjes pas grusht- shtetit që ndodhi në Kiev në vitin 2014. Tani, thotë Putin, ka gjenocid kundër rusëve në Ukrainë. Ngjarja u mbajt në një stadium të mbushur me njerëz në Moskë, ku interpretuesit dhe spektatorët mbanin shkronjën “Z” -simbol i ushtrisë ruse në Ukrainë ndërsa parulla kryesor ishte “Për paqe pa nazizëm”, shkruan Alsat

“Gjithçka shkon në drejtim të asaj se, ky unitet është vlerë universale për të gjithë popujt dhe përfaqësuesit e të gjitha feve në Rusi dhe për popullin tonë, mbi të gjitha për popullin tonë. Dhe konfirmimi më i mirë i kësaj është se si djemtë tanë po luftojnë gjatë këtij operacioni ushtarak, krah për krah. Ata ndihmojnë, mbështesin njëri-tjetrin dhe nëse është e nevojshme, mbulojnë trupin me plumba në fushën e betejës. Kemi kohë që nuk kemi pasur unitet të tillë. Në mend më sillen fjalët e Biblës: “Nuk ka dashuri më të madhe se dikush ta japë jetën për miqtë”, tha Vlladimir Putin- president i Rusisë

LEXO EDHE:

Back to top button