Rusia i bën thirrje Moldavisë të ndalojë “retorikën anti-ruse”

Rusia i bën thirrje Moldavisë të ndalojë “retorikën anti-ruse”

Rusia i bëri thirrje sot Moldavisë që të ndalojë “retorikën anti-ruse të konfrontimit” pasi parlamenti i vendit miratoi një rezolutë që denonconte “operacionin rus në Ukrainë”.

“Ne u bëjmë thirrje edhe një herë autoriteteve moldave që t’i japin fund retorikës anti-ruse të konfrontimit, e cila është plotësisht e pabazë”, tha në një deklaratë zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova.

“Nga ana jonë, ne konfirmojmë se kemi vullnetin për të forcuar bashkëpunimin konstruktiv me Kishinau në një bazë realiste dhe për të vazhduar përpjekjet për të zgjidhur problemin Transnistrian”, shtoi ajo.

Parlamenti i Moldavisë miratoi sot një rezolutë që denoncon pushtimin rus të Ukrainës dhe shpreh mbështetjen e Kishinjeut për sovranitetin dhe pavarësinë e vendit fqinj.

Moldavia, një ish-republikë sovjetike që aspiron të anëtarësohet në BE, ka frikë të jetë objektivi i ardhshëm i Moskës dhe ky shqetësim është intensifikuar javët e fundit. Presidentja e Moldavisë Maya Sandu, akuzoi Moskën në mes të shkurtit për nxitjen e një grushti shteti për të rrëzuar qeverinë moldave.

LEXO EDHE:

Back to top button