Rusia i reagon Blinkenit, akuzon ushtarët amerikanë për përdhunime
Rusia i është përgjigjur të shtunën Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, se Kazakistani mund ta ketë të vështirë t’i largojë trupat ruse, duke thënë se në vend të kësaj, ai duhet të reflektojë për ndërhyrjen ushtarake amerikane në mbarë botën.
Ministria e Jashtme e Rusisë e ka quajtur deklaratën e Blinken ofenduese dhe e akuzoi këtë të fundit për shaka në ngjarje tragjike, siç është ajo e situatës në Kazakistan.”Një mësim i historisë së kohëve të fundit është se kur rusët janë në shtëpinë tuaj, ndonjëherë është shumë e vështirë t’i detyroni ata të largohen”, ka thënë Blinken, teksa MPJ-ja ruse i ka reaguar duke akuzuar ushtarët amerikanë për përdhunime.
“Nëse Antony Blinken i pëlqen kaq shumë mësimet e historisë, atëherë ai duhet të marrë parasysh sa vijon: kur amerikanët janë në shtëpinë tuaj, mund të jetë e vështirë të qëndroni gjallë dhe të mos grabiteni apo përdhunoheni”, tha ministria në kanalin e saj të mediave sociale Telegram. “Ne jemi mësuar me këtë jo vetëm nga e kaluara e afërt, por nga të gjitha 300 vitet e shtetësisë amerikane”, raporton Reuters.
Situata e krijuar në Kazakistan vjen në një kohë tensioni të lartë në marrëdhëniet Uashington-Moskë, ndërsa të dy vendet përgatiten për bisedimet mbi krizën e Ukrainës që fillojnë të hënën.







