Rusia kërkon garanci të qarta sigurie nga perëndimi

Në kulmin e tensioneve me Ukrainën, Rusia i ka paraqitur disa kërkesa SHBA-së dhe NATO-s. Qeveria në Moskë publikoi projektet për dy marrëveshje me qëllim që të ndalohet zgjerimi në lindje i Aleancës si dhe krijimi i bazave mbrojtëse ushtarake të SHBA-së në shtetet e ish-Bashkimit Sovjetik.

Zëvendësministri i Jashtëm rus, Sergej Rjabkov tha, se SHBA duhet ta vlerësojnë me seriozitet nismën e qeverisë së tij. Qeveria ruse nuk është e gatshme ta pranojë gjatë situatën e krijuar. Rusia dhe Perëndimi duhet t’i rikonceptojnë raportet mes tyre. Qeveria e tij është e gatshme të negociojë menjëherë në një vend neutral me SHBA-në, tha zëvendësministri rus. Uashingtonit i është propozuar një takim në Gjenevë. Eshtë vendimtare, që garancitë për sigurinë të kërkuara nga Rusia të kenë „efekt ligjor”, theksoi Rjabkov. SHBA parimisht është shprehur e gatshme për dialog, por njëkohësisht hodhi poshtë në mënyrë strikte kërkesat e Rusisë. “Ne jemi të gatshëm, të bisedojmë për këtë”, tha një përfaqësuese e qeverisë së SHBA-së. Udhëheqja në Moskë megjithatë e di, se disa nga kërkesat e saj janë të „papranueshme”. SHBA pas konsultimeve me aleatët e tyre në BE „javën e ardhshme do të përgjigjen me një propozim konkret”./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button