Rusia nuk ka arritur të shkatërrojë asnjë sistem HIMARS në Ukrainë

Rusia nuk ka arritur të shkatërrojë asnjë sistem HIMARS në Ukrainë

Rusia nuk ka mundur të shkatërrojë asnjë sistem të vetëm HIMARS, raporton Politico duke cituar një zyrtar të Pentagonit.

“Sipas një zyrtari të lartë të Departamentit Amerikan të Mbrojtjes, i cili dëshironte të mbetej anonim për të dhënë një vlerësim të sinqertë të luftës, Moska nuk ka mundur të shkatërrojë asnjë nga sistemet HIMARS deri më sot”.

Në total, SHBA-ja i ka dërguar Ukrainës 20 sisteme raketore HIMARS, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, Ukraina ka ende nevojë për një sasi të konsiderueshme artilerie për luftën e ardhshme, shtoi zyrtari i Pentagonit.

Në anën tjetër, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë njofton periodikisht për shkatërrimin e instalimeve HIMARS të përdorura nga ushtria ukrainase.

LEXO EDHE:

Back to top button