Rusia nuk pranon rezolutën e OKB për paqe, Putin urdhëron forcimin e kapaciteteve bërthamore

Rusia nuk pranon rezolutën e OKB për paqe, Putin urdhëron forcimin e kapaciteteve bërthamore

Presidenti rus Vladimir Putin njoftoi gjatë një videomesazhi të postuar në faqen e Kremlinit me rastin e ditës së Mbrotjes së Atdheut se vëmendje e veçantë do t’i kushtohet forcimit të kapaciteteve të armëve bërthamore.

Putin tha se sistemet raketore Rusisë me bazë Sarmat, të armatosura me raketa interkontinentale dhe orbitale me lëndë djegëse, të afta për të mbajtur ngarkesa bërthamore, do të jenë gati në vitin 2023.

Ndërkohë, që disa orë më herët presidenti amerikan Joe Biden deklaroi nuk beson se Putini do të përdorë një armë bërthamore, ndonëse e cilësoi pezullimin e traktatit START si një “akt të papërgjegjshëm” dhe gabim të rëndë.

Nga ana tjetër Rusia nuk pranoi as projekt-rezolutën e hartuar nga Organizata e Kombëve të Bashkuara për përfundimin e luftës në Ukrainë.

“Projekt-rezoluta e propozuar në asamblenë e përgjithshme nuk ndihmon në zgjidhjen e konfliktit”.

Kështu deklaroi ambasadori rus, Vassily Nebenzia, i cili më pas kërkoi të mbështeten amendamentet e paraqitura nga Bjellorusia ose në të kundërt do votojë kundër tekstit aktual, të cilin e cilësoi sit ë njëanshëm dhe të pabalancuar./A2CNN

LEXO EDHE:

Back to top button