Rusisë mund t’i ketë dështuar testimi i ri i raketës balistike interkontinentale

Rusisë mund t’i ketë dështuar testimi i ri i raketës balistike interkontinentale

Pamjet e reja satelitore shfaqin një çarje të madhe në një kozmodrom rus, për të cilin ekspertët thonë se mund të jetë pasojë e një testimi të dështuar të një rakete balistike interkontinentale.

Katër automjete zjarrfikësish shihen gjithashtu në fotografitë e Kozmodromit Plesetsk nga 21 shtator, i cili ndodhet në rajonin Arhangelsk në veri të Rusisë.

Radio Evropa e Lirë i siguroi këto pamje nga Planet Labs.

Një analist i inteligjencës, me emrin e përdoruesit @MeNMyRC1, i cili i ka analizuar pamjet, tha se vrima mund të jetë shkaktuar nga një shpërthim i një rakete balistike interkontinentale, RS-28 Sarmat.

Edhe analistë të tjerë u pajtuan me vlerësimin e tij.

Nëse kjo është e vërtetë, atëherë do të jetë hera e katërt që një raketë Sarmat ka dështuar.

Rusia pretendoi në prill 2022 se kishte testuar me sukses këtë raketë.

Sarmat, zhvillimi i së cilës nisi në vitet 2000, është raketë me lëndë djegëse e dizajnuar të udhëtojë deri në 18.000 kilometra.

Ajo është 35 metra e gjatë dhe thuhet se mund ta bartë një ngarkesë prej 10 tonësh me koka të ndryshme raketore. /Radio Evropa e Lire

 

LEXO EDHE:

Back to top button