Ruskovska thotë se institucionet kanë dëshmi se Muhamed Zeqiri ka kryer vepër penale

Ruskovska thotë se institucionet kanë dëshmi se Muhamed Zeqiri ka kryer vepër penale

Gazetar: Igor Stefanovski

Nuk ka lojëra politike në hetimin ndaj sekretarit të përgjithshëm në dorëheqje Muhamed Zeqiri sepse ka dëshmi për veprën.

Këtë e pohon kryetarja e Prokurorisë për ndjekjen e krimit të organizuar, Villma Ruskovska.

Ajo për televizionin “24” tha se janë mbledhur dëshmi të mjaftueshme për veprën penale- keqpërdorim të detyrës.

Kompania për shërbime konsulente, në mënyrë joligjore ka marrë shumë prej rreth një milion euro.

“Çdo gjë është joligjore sepse edhe sipas Ligjit për Furnizime Publike, çdo furnizim mbi 400.000 euro, duhet të ketë tender ndërkombëtar e jo vetëm tender vendor. Me sa e di unë, nuk është kërkuar as pëlqim nga Byroja për Furnizime Publike, që është e detyrueshme gjatë lidhjes së kontratave, të them në katër sy”, tha Villma Ruskoska- Prokurore.

Zëvendës kryeministri Fatmir Bytyqi thotë se nuk është dëshmuar nëse Zeqiri ka gabuar.

“Unë besoj në sundimin e të së drejtës ndërsa sundimi i të së drejtës s’mund të jetë gjysmak. S’mundet që, nëse unë jam në pushtet, sundimi i të së drejtës të vlejë për të tjerët ndërsa jo edhe për mua…”, u shpreh Fatmir Bytyqi – zëvendëskryeministër.

Zeqiri është i dyshuari i parë për shpërdorimin e parave shtetërore. Në vend që me procedurë tenderi, ai në katër sy ka zgjedhur kompani për shërbime konsulentë për analizë të punës së “Postave të Maqedonisë”.

Ai ngarkohet se e ka shpërdorur postin sekretar i përgjithshëm i Qeverisë dhe me këtë e ka dëmtuar buxhetin me rreth një milion euro.

Zeqiri prej të premten është në paraburgim. Këshilli Penal i gjykatës në Shkup do të mblidhet të martën ku do të vendosë lidhur me ankesën e tij për t’i shqiptuar masë më të butë. Para se të paraqitet në gjykatë, Zeqiri të premten dha dorëheqje nga posti i tij në Qeveri./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button