Rutte: NATO do të mbrojë çdo centimetër të territoreve të vendeve anëtare
Rutte: NATO do të mbrojë çdo centimetër të territoreve të vendeve anëtare
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, gjatë vizitës në Shkup tha se Aleanca Veriatlantike do të mbrojë çdo centimetër të territoreve të vendeve anëtare. Rute theksoi se askush nuk ka kërkuar përfshirjen e NATO-s në konfliktin në Lindjen e Mesme, por shumë vende anëtare po ofrojnë mbështetje. Sekretari i NATO-s theksoi se qëllimi i operacionit së udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli në Iran, është neutralizimi i kapaciteteve bërthamore të regjimit iranian, i cili, sipas tij, përbën kërcënim. Rute e cilësoi ish-udhëheqësin suprem iranian, Ajatollah Ali Khamenei, si përgjegjës për vdekjen e mijëra protestuesve gjatë këtij viti dhe për dhjetëra vepra terroriste ndër dekada.
“NATO nuk është e kyçur, por mund të garantoj që NATO do ta mbroj çdo pjesë të NATO-s. Komandantët tanë ushtarakë, çdo ditë punojnë në këtë dhe kanë qasje 360 gradë, duke e pasur parasysh çdo kërcënim. Mendoj se të gjithë jemi në situatë më të mirë pasi ai (Khamenei) më nuk është këtu dhe me zvogëlimin e kapaciteteve nukleare për momentin”, tha Mark Rute, Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s. /Alsat.mk









