Pak orë para se të humbte jetën tragjikisht me vajzën e saj, 31-vjeçarja kishte denoncuar bashkëshortin në Polici – Jovanovska viktimë e dhunës familjare
Pak orë para se të humbte jetën tragjikisht me vajzën e saj, 31-vjeçarja kishte denoncuar bashkëshortin në Polici – Jovanovska viktimë e dhunës familjare
Viktima 31-vjeçare që ditë më parë i dha fund jetës në mënyrë tragjike bashkërisht me vajzën e saj, disa orë para se të humbte jetën ka denoncuar në polici të shoqin e saj me të cilin ndodhet në procedurë divorci për dhunë në familje.
Policia e ka pranuar denoncimin në ora 12:05 minuta, ndërsa në 12:19 minuta ka trokitur në derën e banesës së saj. Megjithatë tashmë e ndjera Ivana Jovanovska para policisë kishte deklaruar se tërheq deklaratën për dhunë në familje!
“Nuk kishte kontakt fizik. Ishte një keqkuptim i vogël mes meje dhe burrit tim Stojançe Jovanovski dhe të njëjtën e zgjidhëm në mënyrë paqësore. Nuk kërkoj asnjë procedim nga policia as tani as më tutje. E sqaroj se ngjarjen nuk dua ta denoncoj si dhunë n familje, ndërsa punët do t’i rregulloj në mënyrë paqësore dhe do të divorcohem”, tha Pançe Toshkovski, Ministër i Brendshëm.
Policia ka konstatuar në procesverbal se pasi ka arritur në adresën ku është denoncuar dhuna, dera e banesës ka qenë e mbyllur nga brenda dhe brenda saj nuk ka pasur person tjetër përveç dy viktimave, nënës dhe fëmijës. Grupi hetimor ka arritur të siguron një video incizim ku i dyshuari Stojançe Jovanovski e godet dhunshëm të ndjerën Ivana Jovanovska. Dyshohet se incizimi daton nga dita kritike, 2 mars 2026.
“MPB-ja ka siguruar një video incizim ku pa dyshim shihet qartë se si burri e godet viktimën. Kur? Nuk e di kur është saktë por sigurisht mund të jetë në ditën e tragjedisë”, u shpreh Pançe Toshkovski, Ministër i Brendshëm.
Aktualisht Jovanovski gjendjet në stacion policorë, i dyshuar për tre vepra penale.
“Një vepër nga Neni 128 nxitje për të kryer vetëvrasje. Neni 130 paragrafi 2 lëndime trupore gjatë dhunës familjare. Dhe 144 paragrafi 3 cenim i sigurisë. këto janë tre veprat penale për të cilat personi i dyshuar mbahet në stacion policorë”, theksoi Pançe Toshkovski, Ministër i Brendshëm.
Jovanovski është recidivist. Në kartën e tij penale figurojnë 10 vepra, për të cilat prokuroria kishte kërkuar vetëm masa kujdesi si obligim me paraqitje, pavarësisht se veprat për të cilat dyshohet ai janë vepra të rënda penale.
“10 kallëzime penale nga kriminaliteti i dhunshëm, ilegalitet pronësor dhe tregti me drogë”, tha ai.
Si mjete procedurale janë konfiskuar telefonat celular të viktimave dhe të personit të dyshuar. Hetimi duhet të nxjerr prova materiale të cilat vërtetojnë dyshimet e policisë dhe veprimet e personit të dyshuar për nxitjen e vetëvrasjes. Ndërkohë Kontrolli i Brendshëm ka hapur procedura disiplinore ndaj disa policëve për veprime jo ligjore dhe parregullsi në procedura penale. / Alsat.mk









