Sa kohë duhet për gërmimin e një Bitcoin?

Sa kohë duhet për gërmimin e një Bitcoin?

Gërmimi i Bitcoin është një industri sa kontroverse aq edhe fitimprurëse. Shpërblimet nga gërmimi kanë joshur shumë individë dhe entitete në industri.

Presionet nga autoritetet në vende të ndryshme të botës ndaj industrisë larguan shumë aktorë prej saj. E tillë është Kina ku industria e gërmimit të kriptomonedhave u godit rëndë por ata që i rezistuan vendosën ta bëjnë në fshehtësi.

Interesi ndaj gërmimit të kriptomonedhave mbetet i lartë. Por a keni pyetur ndonjëherë sesa kohë duhet për gërmimin e një Bitcoin?

Gërmimi i Bitcoin

Bitcoin ka kaluar nëpër një rrugëtim të gjatë nga një aset i asociuar me tregjet e zeza online në një aset të vërtetë dhe të ligjshëm. Kriptomonedha më e madhe në botë nuk ishte e tillë gjithnjë.

Në fillimet e vetme një kompjuter i thjeshtë mund të bën gërmimin e saj. Por sot duhen sasi të mëdha energji dhe pajisje të fuqishme.

Bitcoin gërmohet në blloqe. Sapo një gërmues zgjidh një ekuacion kompleks matematikor quajtur hash, dhe konfirmon bllokun e ri, gërmuesi merr shpërblimin. Pas çdo blloku të gërmuar, gërmuesi fiton 6.25 Bitcoin.

Duhet theksuar se shpërblimi u përgjysmua së fundi nga 12.5 Bitcoin që ishte më herët.

Sa kohë duhet për gërmimin?

Ky proces influencohet nga shumë gjëra. Megjithatë koha ideale që nevojitet për gërmimin e një blloku Bitcoin është rreth 10 minuta. Janë disa gërmues që marrin pjesë në këtë proces njëherazi dhe konkurrojnë me njëri-tjetrin.

Ai që arrin të përmbyllë ekuacionin fiton shpërblimin. Fuqi kompjuterike dhe hardueri gjithashtu luajnë një rol në përcaktimin e shpejtësisë së gërmimit të Bitcoin.

Edhe pse 10 minuta mund të mos duket kohë e gjatë, ky afat është shumë më i madh nëse vetëm një individ i vetëm do të ishte duke gërmuar.

Grupet Gërmimit

Gërmimi i Bitcoin pa grupet e gërmimit do të kishte qenë i komplikuar, i kushtueshëm dhe të konsumojë shumë kohë.

Një grup gërmimi është një bashkësi gërmuesish të cilët punojnë së bashku duke komibinuar resurset kompjuterike mbi një rrjet. Kështu rriten shanset e tyre të gërmimit të një blloku. Sapo një grup gërmimi fiton shpërblimin, ai ndahet mes individëve që kanë kontribuar në proces.

Gërmuesve me shumë gjasa do tu kërkohet një “proof of work” për të fituar shpërblimin e tyre.

Vështirësia e gërmimit të Bitcoin

Vështirësia e gërmimit luan një rol shumë të rëndësishëm në gërmim. Ka momente kur vështirësia e gërmimit është e lartë sepse rrjeti është i fortë dhe shumë gërmues konkurrojnë me njëri-tjetrin. Megjithatë aktualisht trendi është negativ.

Vështirësia e gërmimit mori një goditje në Korrik të 2021. Rënia e papritur e vështirësisë së gërmimit mund ti atribuohet luhatjes së vlerës së Bitcoin. Fakti që gërmuesit nuk fitojnë aq shumë përmes shpërblimit në Bitcoin mund ti ketë shtyrë ata që tërhiqen plotësisht nga procesi.

LEXO EDHE:

Back to top button