Hoze Murinjo është “special” edhe kur largohet nga klubet. Pas shkarkimit të tij nga Fenerbahçe, portugezi u rikthye shpejt në pankinë. Pikërisht te Benfika i është dhënë shansi të pasojë trajnerin që kishte shkarkuar atë disa ditë më parë. Përveç kontratave luksoze gjatë karrierës, Murinjo ka fituar shumë nga shkarkimet, duke përfshirë paratë për vitet e mbetura të kontratave.
Në total, duke përfshirë 16 milionë eurot e fundit nga Fenerbahçe, portofoli i tij ka përfituar mbi 100 milionë euro nga shkarkimet si trajner. Shumica kanë ardhur nga Çellsi, 20 milionë euro më 2007, pothuajse aq prej largimit nga Real Madridi, 10 milionë të tjera nga Çellsi, duke çuar totalin mbi 30 milionë euro.
Shkarkimi më fitimprurës ishte nga Man. Junajted me 23 milionë euro. Duke llogaritur dëmshpërblimet nga Tottenham me 15 milionë dhe Roma me 3 milionë, përfshirë Fenerbahçe, totali arrin rreth 105 milionë euro vetëm nga shkarkimet.








