“Sabotage”, Bebe Rexha publikoi këngën më të re

Bebe Rexha ka publikuar ditën e sotme projektin më të ri muzikor të titullar “Sabotage” që shumë shpejt do të kthehet në hit. Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë këngëtarja shqiptare nëpërmjet një postimi në Instagram, ku krahas videos së klipit të këngës është shprehur shumë e emocionuar në lidhje me këngën e saj më të re.

“Kjo këngë do të thotë gjithçka për mua, “Sabotage” sapo doli, shpresoj ta shijoni”, ka shkruar Bebe krahas klipit ku duket mjaft tërheqëse.

Për këtë projekt muzikor Bebe ka bashkëpunuar me Christian Breslauer, Mike Breslauer dhe Yella.

Para dy ditësh, Rexha zbuloi një surprizë të madhe që e kishte paralajmëruar prej kohësh. Ajo tregoi se në datë 7 maj do të publikojë albumin e saj të ri me titull “Better Mistakes”. Këngëtarja publikoi një kopertinë të albumit, në të cilën ajo shihej e veshur me një trupore të plotë bardhë e zi. Këngëtarja kishte plot 3 vite që nuk kishte sjellë asnjë album dhe kishte kohë që po përgatitej për këtë moment.

Pasi zbuloi lajmin e madh, Bebe publikoi një video të saj, në të cilën shfaqej duke qarë nga lumturia.

“Po qaj me të vërtetë. Kanë kaluar 3 vite me koronavirusin dhe gjithçka. Është thjesht wow! Më në fund. Po e bëj me të vërtetë këtë gjë. Jam shumë gati”, shprehej Bebe në video, teksa tregonte lotët e saj.

LEXO EDHE:

Back to top button