U konfirmua lajmi i ndarjes, Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez nuk janë më bashkë

Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez kanë konfirmuar ditën e djeshme ndarjen. Nëpërmjet një deklarate për “Today”, ata bënë të ditur se s’do të jenë më bashkë, por do të vazhdojnë të mbeten miq të mirë të njëri-tjetrit, sepse funksionojnë më mirë kështu.

“Kemi kuptuar që shkojmë më mirë si miq dhe të tillë do të mbetemi. Do të vazhdojmë të punojmë bashkë dhe të mbështesim njëri-tjetrin në punët, bizneset dhe projektet tona. I urojmë më të mirën njëri-tjetrit dhe fëmijëve të secilit. Në shenjë respekti, komenti i vetëm që kemi për ju është faleminderit të gjithëve atyre që na kanë mbështetur me fjalët dhe mirësinë e tyre.”- është shprehur dyshja.

Përflitej se arsyeja e krisjes së marrëdhënies së tyre ishin dyshimet se Rodriguez e ka tradhëtuar këngëtaren me Madison LeCroy. Burime për “E! News” thanë se ylli i muzikës nuk ka qenë e lumtur kohët e fundit pasi besimi i saj ishte thyer pas thashethemeve për tradhti.

“Kur besimi i saj prishet, nuk ka kthim prapa. Ajo ndihet mirë për vendimin e saj sepse e di që A-Rod do të jetë akoma në jetën e saj, thjesht në një mënyrë tjetër. Ai po respekton vendimin e saj, por shpreson shumë se ata do të kthen së bashku. Ai po bën gjithçka për ta bërë J.LO të lumtur”, tha burimi.

 

LEXO EDHE:

Back to top button