Sainz: Kemi zbuluar problemet, ato na detyrojnë të ulim shpejtësinë

Formula 1 rikthehet këtë fundjavë në Australi, me garën e tretë sezonale. Skuadra e “Ferrari”-t synon të arrijë podiumin e parë sezonal pas dy zhgënjimeve në dy garat e para. Duke folur për problemet që ka “kokëkuqja” këtë botëror, piloti spanjoll Karlos Sainz, shpreson që situate do të përmirësohet sa më shpejt.

 

“Në dy garat e para nuk kam bërë prova zyrtare të mira, duke mos qenë shumë i shpejtë. Gjithsesi, ndjesia me makinën është e mirë. Mendoj se problemet më të mëdha në Bahrein dhe Arabi i patëm me gomat që kishim montuar në fillim, duke mos qenë në gjendje të ndiqnim makinat që kishim para”, shprehet Karlos Sainz.

 

“Kemi një problem të madh të mbinxehjes së gomave dhe kjo na detyron të ulim shpejtësinë. Kur ndjekim një makinë tjetër ky problem bëhet edhe më i dukshëm. Ky është problemi thelbësor i makinës tonë, mbinxehja dhe më pas degradimi i gomave”, tha Sainz.

 

“Për sa i përket pjesës tjetër të makinës, ndihem mirë dhe kam qenë në përgjithësi konstant. Kam fituar pikë edhe pse nuk janë ato rezultate që kam shpresuar. Duam podiumin e të duelojmë për fitore, andaj duhet të punojmë me kokën ulur për t’ia dalë mbanë”, tha Sainz.

LEXO EDHE:

Back to top button