Kasami: Po punojmë që përmbytjet në Tetovë të mos shkaktojnë dëme në të ardhmen

Kasami: Po punojmë që përmbytjet në Tetovë të mos shkaktojnë dëme në të ardhmen

Sonte në Programin 200 ishte mysafir kryetari i Komunës së Tetovës dhe njëherit edhe kryetari i Lëvizjes Besa, zotëri Bilall Kasami.

I pyetur për përmbytjet në Tetovë, duke bërë një krahasim me përmbytjet e vitit 2015 me ato të këtij viti, Bilall Kasami tha se përmbytjet janë fatkeqësi natyrore dhe e jona është si të reagojmë dhe sidomos si t’i menaxhojmë pasojat e përmbytjeve. “Sot shqyrtova një projekt infrastrukturorë të kanalizimit atmosferik, nga kazerma e Tetovës deri poshtë në fushë. Projektin e kemi pregatitur dhe besojë që shumë shpejt do të gjejmë edhe mjete me të cilat do ta realizojmë.

Ne po punojmë që të eliminojmë një nga një të gjitha pikat kritika në infrastrukturën brenda qytetit ashtu edhe fshatërave”, u shpreh Bilall Kasami, kryetar i Komunës së Tetovës. Kasami hodhi akuza ndaj qeverisjes së kaluar dhe shtoi se vërshime dhe reshje do të ketë, por ata po punojnë që të minimizohen dëmet që do të vinin nga vërshimet./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button