Kasami: Në Tetovë mungojnë 35 mijë libra për shkollat fillore

Kasami: Në Tetovë mungojnë 35 mijë libra për shkollat fillore

Në pjesën e emisionit ku flitej për arsimin në Komunën e Tetovës, gazetarja Semra Musai ndër të tjera kryetarin e Komunës së Tetovës e pyeti edhe me mungesën e librave.

Kryetari i Tetovës tha ashtu si në çdo komunë tjetër edhe në komunën e tij mungojnë librat shkollor dhe se sipas tij nëse Qeveria nuk bën zgjidhje në një afat të arsyeshëm ai do të merr masa tjera për sigurimin e librave shkollorë.

“Sipas informacioneve që i kam në Tetovë mungojnë 35 mijë libra vetëm në shkollat fillore. Unë ndoshta do ta thej edhe ligjin, por do të pres për një kohë të arsyeshme, pastaj do shoh për mekanizma të tjerë për të siguruar librat shkollor”, tha Bilall Kasami, kryetar i Komunës së Tetovës. Ai shtoi se Ministria u ka premtuar që me 1 shtator fëmijët do të kenë libra, por ai si kryetar komune tash e ka marë informatën që nxënësit nuk kan libra tri javë pasi që ka filluar viti shkollor./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button