Kasami: Me Taravarin kam marëdhënie shumë të mira

Kasami: Me Taravarin kam marëdhënie shumë të mira

Sonte në Programin 200 ishte mysafir kryetari i Komunës së Tetovës dhe njëherit edhe kryetari i Lëvizjes Besa, zotëri Bilall Kasami. Në lidhje me ndryshimet në ASH, ai u shpreh se i mbështet ato ndryshime dhe se me zotëri Taravarin ka raporte shumë të mira.

Ai përmendi gjithashtu nevojën e bashkimit të opozitës shqiptare. “Me ndryshimet ne ASH është hapur edhe një derë më shumë e bashkëpunimit opozitar.

Kjo do të na vendosë para përgjegjësisë edhe mua si kryetari i Lëvizjes Besa ashtu edhe kryetarin e ardhshëm besoj Taravari i ASH-së, që të ulemi seriozisht të ndërtojmë strategjinë e bashkëpunimit opozitar dhe përfundimisht të kemi rotacion të pushtetit”, tha Bilall Kasami kryetar i Lëvizjes Besa./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button