Sallah, afrikani i dytë që arrin 100 gola në Premierliga

Mohamed Sallah vazhdon me rekordet të reja. Sulmuesi egjiptian hapi rezultatin në fitoren e “Të Kuqve” ndaj Lidsit me 3-0 dhe u bë lojtari i 30-të në histori të Premier Ligës që arrin shifrën jubilare të 100 golave në këtë kompeticion, gjersa është bërë vetëm afrikani i dytë që e prek këtë shifër, pas Didie Drobas, i cili ka 104 gola në total.

Poashtu Sallah u bë lojtari i 5-të më i shpejtë që i shënon këto 100 gola në kompeticion, duke arritur këtë shifër për vetëm 162 ndeshje, gjersa regjistroi edhe 36 asistime.

Përndryshe me fitoren e fundit, Liverpuli iu bashkua dy skuadrave, Man. Junajted dhe Çellsi, duke e ndarë kreun me nga 10 pikë të mbledhura.

LEXO EDHE:

Back to top button