Samiti i BE-së, pika për Shkupin është boshe

Samiti i BE-së, pika për Shkupin është boshe

Gazetare: Fatlume Dervishi

Mbetet bosh pika për Maqedoninë e Veriut në draft-konkluzionet e Samitit të BE-së që do të mbahet më 23 dhe 24 qershor. Ky dokument i cili do t’u jepet për diskutim dhe miratim vendeve anëtare para samitit, nuk do të jetë i plotë për aq kohë sa çështje mes Shkupit dhe Sofjes mbetet e paqartë.

MIA njofton se draft-Konkluzionet e Samitit të Këshillit Evropian trajtojnë idenë e presidentit Makron për një “Bashkësi politike evropiane” me vendet anëtare, vendet partnere në lindje si dhe vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Qëllimi është të inkurajohet dialogu politik dhe bashkëpunimi për të adresuar çështjet me interes të përbashkët me qëllim rritjen e sigurisë, stabilitetit dhe prosperitetit në kontinentin evropian”, thuhet në Draft-konkluzionet e Samitit të qershorit.

Ky draft dokument do t’u paraqitet krerëve të shteteve ose qeverive të BE-së më 23 dhe 24 qershor. Aty theksohet se kjo “kornizë” nuk do të zëvendësojë instrumentet ekzistuese të BE-së, përfshirë zgjerimin.
Në po të njëjtën datë, më 23 qershor, para fillimit të samitit të Këshillit Evropian, BE-ja planifikon takim me krerët e vendeve të Ballkanit Perëndimor për të diskutuar të ardhmen e rajonit.

Draft-konkluzionet pritet të qartësohen së shpejti meqë dy ditë para samitit të Këshillit Evropian, ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve anëtare , sot dhe nesër në Luksemburg, në Këshillin për Punë të Përgjithshme do të flasin për zgjerimin, para së gjithash të ardhmen e kandidaturave të Ukrainës, Moldavisë dhe Gjeorgjisë, por edhe për perspektivën e Ballkanit Perëndimor. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button