Borrell: Tranziti i mallrave midis Kaliningradit dhe Rusisë nuk është bllokuar

Borrell: Tranziti i mallrave midis Kaliningradit dhe Rusisë nuk është bllokuar

Tranziti  i mallrave midis Kaliningradit dhe pjesëve të tjera të Rusisë nuk është bllokuar, tha të hënën Përfaqësuesi i Lartë i Komisionit Europian Josep Borrell, shkruan CNN.

“Tranziti tokësor ndërmjet Kaliningradit dhe pjesëve të tjera të Rusisë nuk është bllokuar. Nuk ka asnjë bllokadë”, tha Borrell. “Vazhdon tranziti i pasagjerëve dhe mallrave që nuk janë të sanksionuar”.

Deklarata e Borrel vjen pasi Lituania kishte njoftuar Rusinë se duke filluar nga mesnata e 18 qershorit, trenat e mallrave që kalonin tranzit dhe që ishin të sanksionuar nga BE-ja nuk do të lejohen të kalojnë më.

Lista e mallrave të ndaluara përfshin materiale ndërtimi, çimento, metale dhe “një numër mallrash të tjera të rëndësishme si për ndërtim ashtu edhe për prodhim,” sipas guvernatorit të rajonit të Kaliningradit Anton Alikhanov. Kaliningrad është enklava e Rusisë në Bashkimin Europian.

Rusia e quajti këtë vendim “të pashembullt” dhe “të paligjshëm”, vendimin. Borrell tha se Lituania nuk kishte marrë asnjë kufizim të njëanshëm kombëtar dhe kishte zbatuar vetëm sanksionet e Bashkimit Europian.

“Akuza se ‘Lituania po zbaton sanksionet lituaneze’ është e rreme. Propagandë e pastër,” tha ai .

Gjithashtu një zyrtar i shtypit të Komisionit Europian konfirmoi se përfaqësuesi i Bashkimit Europian në Moskë Markus Ederer ishte takuar me përfaqësues të ministrisë ruse në lidhje me këtë temë të martën.

“Ne gjithashtu mund të konfirmojmë se kreu i delegacionit tonë në Rusi zhvilloi një takim në ministrinë ruse ku ai shpjegoi pozicionin tonë dhe zbatimin e sanksioneve të BE-së”, tha zyrtari.

LEXO EDHE:

Back to top button