Samiti në 16 maj/ Rama: Krenari që në zemër të Tiranës, do të bëhen bashkë liderët e të gjithë kontinentit
Samiti më 16 maj/ Rama: Krenari që në zemër të Tiranës, do të bëhen bashkë liderët e të gjithë kontinentit

Më 16 maj, në Tiranë do të mbahet samiti i Komunitetit Politik Europian.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama shprehet se është krenari, që në zemër të Tiranës, do të bëhen bashkë liderët e të gjithë kontinentit.
“Mirëmëngjesi dhe me krenarinë për faktin se në 16 maj, do të bëhen bashkë në zemër të Tiranës për Samitin e Komunitetit Politik Europian, liderët e të gjithë kontinentit tonë të demokracive, nga Londra në Kiev e nga Oslo në Ankara, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në Facebook.