Sanksionohen 137 vozitës, 80 për tejkalim të shpejtësisë

Ministria për Punë të Brendshme gjatë ditës së djeshme (01.01.2021) ka vazhduar me kontrollet e shtuara në trafik me çrrastë vetëm në territorin e Shkupit ka shqiptuar gjithsejtë 137 gjoba, prej të cilave 80 për tejkalim të shpejtësisë, 10 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 6 gjoba për makina të paregjistruara dhe teknikisht të parregullta.

Nga MPB-ja njoftojnë se kontrollet e shtuara vazhdojnë edhe në ditët në vazhdim, andaj apelojnë deri tek të gjithë vozitësit që të respektojnë rregullat dhe të kontribuojnë për siguri më të madhe në komunikacion.

LEXO EDHE:

Back to top button