Sanksionohen 179 vozitës në Shkup, 28 për tejkalim të shpejtësisë

Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme (10.01.2021) ka vazhduar me kontrollet e shtuara në trafik, me çrrastë vetëm në territorin e Qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsejtë 179 gjoba, dhe atë: 28 për tejkalim të shpejtësisë, 22 për vozitje pa patentë shoferi, 17 për makina të paregjistruara dhe teknikisht të parregullta, 10 për vozitje nën ndikim të alkoolit, 9 për përdorim të telefonit gjatë vozitjes dhe 8 gjoba për kalim në të kuqe në semafor.

- Advertisment -

Nga MPB-ja njoftojnë se kontrollet e shtuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, andaj apelojnë deri tek të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të respektojnë rregullat dhe të kontribuojnë për siguri më të madhe në komunikacion.

LEXO EDHE:

Back to top button