Sanksionohen 269 vozitës, 17 në gjendje të dehur

Ministria për Punë të Brendshme gjatë ditës së djeshme (06.02.2021) ka vazhduar me kontrollet e shtuara në trafik, me çrrastë vetëm në Shkup ka shqiptuar 269 gjoba dhe atë: 32 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 14 për makina teknikisht të parregullta dhe të paregjistruara, 19 për tejkalim të shpejtësisë, 14 për përdorim të telefonit gjatë vozitjes. Ndërkohë që gjatë ditës së djeshme MPB-ja njofton se ka shqiptuar edhe 17 gjoba për ngasje të makinë në gjendje të dehur. 21 gjoba janë shqiptuar për mosvënien e rripit të sigurisë dhe 64 për parkim të parregullt. Nga MPB-ja apelojnë për kujdes më të madh në trafik.

- Advertisment -

LEXO EDHE:

Back to top button