Sanksionohen 278 vozitës në Shkup

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) gjatë ditës së djeshme (14.12.2020) ka vazhduar me kontrollet e shtuara në trafik. Vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar 278 gjoba, mes të cilave 30 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 16 për makina të paregjistruara, 12 për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, 80 për parkim të parregullt. Ndërkohë që 48 makina janë marrë nga karrotreci. Janë gjobitur edhe 18 vozitës për mosmbajtje të maskës mbrojtëse.

Nga MPB-ja në vazhdimësi apelojnë deri tek të gjithë qytetarët që të respektojnë rregullat dhe me këtë të kontribuojnë për siguri më të madhe në komunikacion.

LEXO EDHE:

Back to top button