Sasho Mijallkov dhe të akuzuarit e tjerë lirohen nga akuza për përgjimet masive

Sasho Mijallkov dhe të akuzuarit e tjerë lirohen nga akuza për përgjimet masive

Gjykata Penale ndërpreu ndjekjen penale për rastin “Target-Fortesa”, gjegjësisht përgjimin masiv të qytetarëve në të cilin akuzoheshin Sasho Mijallkov, Goran Gruevski, Nadica Nikoliq, Vlladimir Varellov, Marijan Shumulikovski dhe Vasil Isakovski, shkruan Alsat.

Ndryshimet e fundit në Kodin Penal mundësuan që Mijallkov të lirohet nga vepra më e madhe për të cilën akuzohet, ndërsa tre të akuzuar do të vazhdojnë të ndiqen penalisht për shkatërrimin e aparateve për përgjim.

Ndërhyrjen e trupit gjykues për të ndërprerë ndjekjen penale e kërkoi prokurorja e rastit, Lençe Ristovska e cila kërkesën e saj e bazoi në ndryshimet e fundit në Kodin Penal.

“Konsideroj se ka bazë për zbatimin e dispozitave më të lehta ligjore, konkretisht ndryshimet e fundit në Kodin Penal dhe propozoj që gjykata të sjell vendimin e duhur. Ky vendim duhet të ketë parasysh edhe zbatimin efikas të drejtës materiale mbi vjetërsimin e ndjekjeve penale”, tha Lençe Ristovska, Prokurore.

Target-Fortesa me vendim të Gjykatës së Apelit në fund të vitit kaluar ishte kthyer në rigjykim. Në vendimin e parë, ish kreu u Policisë Sekrete Sasho Mijalkov ishte dënuar më 12 vjet burg.

Me katër vjet burg është dënuar ish ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankulovska si dhe nga 15 vite burg për dy agjentët kundërzbulimit, Nikola Boshkovski dhe Goran Grujovski.

Të gjitha harxhimet e ndjekjes së deritanishme penale do të shkojnë në dëm të buxhetit të shtetit. Sipas akuzës së prokurorisë, përmes tre sistemeve për ndjekje të komunikimeve në ish DSK-në nga viti 2008 deri në vitin 2015 në mënyrë të paligjshme janë ndjekur komunikimet e rreth 4.300 numrave celular, pa vendimin e duhur gjyqësor për masa të posaçme hetuese.

Në total janë përgjuar rreth 20 mijë qytetar./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button