Sasia rekord e drogës së konfiskuar në Serbi është marrë nga Maqedonia e Veriut
Sasia rekord e drogës së konfiskuar në Serbi është marrë nga Maqedonia e Veriut
Sasia rekord e drogës së konfiskuar në Serbi është marrë nga Maqedonia e Veriut. Sipas prokurorisë serbe, transportimi i 5 tonëve marijuanë është bërë nga Ivan Dragniq i cili është bashkëpronar i kompanisë „AlfaFarm”, e regjistruar në Shkup për prodhimin dhe përpunimin e kanabisit mjekësor.
5 tonë drogë të konfiskuara në rajonin e Krushevcit në Serbi, burimin e kanë në Maqedoninë e Veriut. Sipas Prokurorisë serbe, një grup i organizuar kriminal ka vepruar në nivel ndërkombëtar, me çrast gjatë muajit janar të këtij viti në Maqedoninë e Veriut është furnizuar me mbi 5 tonë marijuanë, e cila më pas është transportuar përmes kufirit dhe plasuar në tregun serb.
Sipas organeve hetimore serbe, drogën përmes kufirit shtetëror e ka transportuar i dyshuari Ivan Dragniq i cili sipas mediave serbe është bashkëpronar i kompanisë „AlfaFarm”, e regjistruar në Shkup për prodhimin dhe përpunimin e kanabisit mjekësor. Dragniq e ka dërguar në një depo të familjes Spasojeviq.
Nga aty i dyshuari tjetër Urosh Mlladenovski e ka marrë marijuanën për shitje të mëtutjeshme. Prokuroi publik për Ndjekjen e Krimit të Organizuar në Serbi urdhëroi hetim ndaj 5 personave edhe atë Aleksandar Mijajlloviq, Nebojsha Spasojeviq, Rade Spasojeviq, Ivan Dragniq dhe Urosh Mlladenovski, për shkak të dyshimeve për shitje të paautorizuar të drogës. Gjatë marrjes në pyetje, të dyshuarit janë mbrojtur me heshtje.
Për shkak të seriozitetit të veprës dhe faktit se bëhet fjalë për sasi rekorde të drogës prokuroria kërkoi paraburgim. 3 prej tyre, në mesin e të cilëve edhe Dragniq shkuan prapa grilave, ndërsa Aleksandar Mijajloviqi, i cili dyshohet si organizator i grupit kriminal ndodhet në arrati dhe për të është shpallur fletarrest ndërkombëtar.








