Pavarësisht se nga 1 janar hyn në fuqi “Safe City”, policët nuk do të rrijnë duarkryq, do të shtojnë kontrollet

Pavarësisht se nga 1 janar hyn në fuqi “Safe City”, policët nuk do të rrijnë duarkryq, do të shtojnë kontrollet

Gazetar: Zekirja Haxhiu

Hyrja në fuqi e sistemit “Safe City” nuk do të lehtësojë punën e policisë së trafikut pasi kontrollet për shoferët që sillen në mënyrë devijante nuk do të ndërpriten.

Ndonëse në fuqi ka hyrë sistemi “Safe City” e cila automatikisht do të ndëshkojë shoferët e pa ndërgjegjshëm, kjo nuk do të thotë se policia do të qëndrojë duarkryq. Ata do të kontrollojnë edhe shoferët të cilët sillen në mënyrë devijante në komunikacion sikurse ata që ngasin me shpejtësi më të lartë se e lejuara apo ata që ngasin makinën nën ndikim të alkoolit apo drogës.

Për këto sjellje, vetëm në muajin janar çdo ditë janë arrestuar mesatarisht nga dy shoferë.

“Në periudhën nga 01.01.2026 deri 29.01.2026 në territorin e gjithë shtetit, për ngasje të pandërgjegjshme të makinës sipas nenit 297-a nga kodi penal të arrestuar janë 68 persona. 61 prej tyre kanë vozitur nën ndikim të alkoolit, një shofer për përdorim të substancave narkotike, një për ngasje në drejtim të kundërt, një për tejkalim të shpejtësisë në vendbanim dhe katër për tejkalim të shpejtësisë jashtë vendbanimeve,” thanë nga MPB

  • Gjatë janarit, 68 të arrestuar për ngasje të pa ndërgjegjshme
  • 61 të arrestuar për ngasje nën ndikim të alkoolit
  • Pesë të arrestuar për tejkalim të shpejtësisë

Edhe për qytetarët shqetësimet kryesore në komunikacion janë sjelljet e pa kontrolluara të shoferëve dhe shprehen se ndoshta do të nevojiteshin gjoba edhe më të larta.

Po po, shpejt dhe furishëm veçanërisht në rrugët kryesore si “Aradhat Partizane” dhe në bulevare gjatë mbrëmjes ashtu vozitet. Vozitet shpejtë dhe pa respektim të rregullave, vendkalimeve për këmbësorë dhe semaforëve, u shpreh një qytetar.

Njerëzit aq të padisiplinuar janë, aq shpejtë ngasin sa që ndodhin gjëra që po ndodhin dhe për këtë shkak duhet të ndërmerren masa nga shteti. Sipas meje madje duhet masa më të rrepta. Këto masa janë të lehta, nevojiten dënime më të rrepta dhe më të mëdha normalisht, tha një tjetër qytetar.

Sipas nenit 297a, gjobat për shkeljet e lartpërmendura parashihen me të holla ose me burg deri në tre vjet. /alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button